Balla: Sot vijon procedura për shkarkimin e Metës, i nevojshëm lirimi i zyrës së Presidentit

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla tha se sot vijon procedura për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, deputeti socialist u shpreh se kërkesa u shqyrtua sot nga Komisioni i Ligjeve dhe se raporti i Komisionit do shkojë në seancën plenare për tu ngritur edhe Komisioni Hetimor që do vlerësojë sjelljen e presidentit.

Ai shtoi se Komisioni Hetimor do të përbëhet nga anëtarët e tre grupeve parlamentare.

Ndërsa theksoi se çdo ditë e më shumë po bëhet e domosdoshme lirimi i zyrës së Presidentit.

Taulant Balla: Jemi në fazën kur është shqyrtuar nga Komisioni i Çështjeve të Ligjeve nisma e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Në këtë fazë të këtij procesi, raportoi i shkon seancës plenare. Sipas rregullores, Kuvendi diskuton në seancën plenare raportin e Komisionit të Ligjeve. Nëse raportoi miratohet procedura vijon më tej, duke u ngritur Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e Presidentit dhe më pas Komisioni Hetimor paraqet në Kuvend raportim përfundimtar, i cili në rast se merr mbështetjen e 94 apo më shumë deputetëve miraton shkarkimin  Presidentit dhe më pas e certifikimin e bën Gjykata Kushtetuese.”

Kush do të jenë anëtarët e Komisionit Hetimor?

Taulant Balla: “Kjo është një vendimmarrje që i takon grupeve parlamentare. Patjetër që të tre grupet parlamentare do propozojnë përfaqësuesit e tyre në këtë komision.

Është e rëndësishme që jemi në zbatim të përpiktë të afateve kushtetuese dhe rregullores së Kuvendit për të çuar më tej këtë kërkesë dhe sa më shumë ditë kalojnë aq më kuptimplotë bëhet bazueshmëria e nevojës për të liruar sa më shpejt zyrën e Presidentit. Sot vijohet procedura e shkarkimit.” 

 

Zjarr Tv Ad