Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kjo e sotmja ishte seanca e parë e Kuvendit pas votimeve të 30 qershorit. E nisur nga situata e nxehtë politike, nuk munguan as debatet. Temë diskutimi është bërë edhe Presidenti i Republikës, për të cilin mazhoranca vijon me ngulm procedurat për ta shkarkuar.
Por përveç asaj që mundët të shihni live, LSA-ja ka mundur të fiksojë edhe disa momente të tjera pikante në sallë.
Zv.kryeministri Erion Braçe teksa bisedonte me ministren Elisa Spiropali e ka bërë këtë të fundit të qeshë, ndërsa pak larg tyre “kokë më kokë” janë parë demokratët Myslim Murrizi e Kujtim Gjuzi.