Merkato e “çmendur” te Partizani, zyrtarizohet sulmuesi xhamajkan

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partizani nuk ka të ndalur. Pasi zyrtarizoi firmat me Egzon Belicën dhe prurjen e re, Joseph Ekuban, kampionët në fuqi të vendit kanë zyrtarizuar edhe marrëveshjen me një tjetër sulmues.

Bëhet fjalë për xhamajkanin, Brian Brown, i cili vjen në Shqipëri nga skuadra amerikane, Reno 1868 FC. Me të kuqtë, Brown ka firmosur për 2 sezonet e ardhshme. 26 vjeçari është pjesë e kombëtares xhamajkane, e cila aktualisht po merr pjesë në Kupën e Amerikës së Veriut.

“Klubi Futbollit Partizani zyrtarizon sot arritjen e marrëveshjes me klubin amerikan Reno 1868 FC për trasferimin e sulmuesit Brian Brown. Sulmuesi nga Xhamajka do të jetë pjesë e skuadrës për dy vitet e ardhshme, pasi ka gjetur akordin me kampionët e Shqipërisë. 26 vjeçari, transferohet te Partizani nga Reno 1868 FC skuadër që militon në Kampionatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USL Championship. “

“Brown aktualisht është pjesë edhe e përfaqësueses të Xhamajkës, e cila po luan në Kampionatin e Kupës së Amerikës së Veriut, turneu “CONCACAF Gold Cup 2019”. Sulmuesi pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Franko Lerda menjëherë pasi të mbyll impenjimet me përfaqësuesen e vendit të tij.”-thuhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Zjarr Tv Ad