Shkatërrohet banda e drogës në Itali, në pranga dhe shqiptarë

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një grup trafikantësh të narkotikëve që vepronin në provincën e Massa Carrara ranë në prangat e policisë italiane. Atyre iu sekuestruan 4 kilogramë kokainë e pastër, ndërsa iu janë gjetur edhe mijëra euro. Karabinierët arritën që të kapin 2 italianë dhe 2 shqiptarë, shkruajnë mediat italiane.

Të gjithë të arrestuarit janë të moshave nga 30 deri 35 vjeç. Agjentët mbanin nën vëzhgim personat pasi dyshonin për aktivitet kriminal, deri në arrestimin e tyre.

 

Zjarr Tv Ad