Dua Lipa është shprehur se albumi i saj i ri do të vijë së shpejti.
Ylli i popit tregoi se ndihej e nervozuar për albumin e ri në tapetin e kuq të Nordoff Robins’ Silver Clef Aëards ku fitoi çmimin ‘best female’.
“Jam shumë e lumtur,”-tha Dua për BBC. “Dhe jam shumë nervoze.”
Këngëtarja ka regjistruar këngë me Pharrell Williams, Nile Rodgers, Diplo dhe Tove Lo.
Ajo u shpreh gjatë intervistës se, që nga publikimi i albumit të saj debutues në 2017, ka një ide më të qartë se çfarë mesazhi dëshiron të përcjellë me anë të muzikës së saj.
“Tani kam një ide shumë të qartë për atë që po bëj dhe çfarë dua të them. Gjërat për të cilat nuk kam frikë,”-shtoi Dua. “Me muzikën, dua të sigurohem që fansat të jenë një hapësirë të sigurtë ku mund të vijnë për të dëgjuar muzikë. Kjo është me të vërtetë e rëndësishme për mua.”
Dua nuk zbuloi se kur do të publikoj albumi, megjithëse pritet të dalë në fund të vitit.