Përplasen makinat në Korçë, shpëtojnë mrekullisht tre fëmijë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy makina janë përplasur sot në qytetin e Korçës. Nga të dhënat e para nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas News 24, në njërën prej mjeteve ishin tre fëmijë të vegjël, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë lëndime, por kanë pësuar tronditje psikologjike.

Mjetet e përfshira në aksident  në qytetin e Korçës  rezulton të jenë njëra “Ford” dhe tjetra tip “Audi”.Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, të cilat çuan në përplasen e tyre.

 

Zjarr Tv Ad