Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Vorë.
Burimet bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një pasagjere.
Mësohet se personi I cili ka humbur jetën është pasagjerja që ndodhej në mjetin e aksidentuar ndërkohë drejtuesi I tij ndodhet në gjendje të rënë për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.