Nicolo Zaniolo, ndihet i zhgënjyer me drejtuesit e Romës

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E ardhmja e Nicolo Zaniolos tek klubi i Romës është e pasigurt, pasi mesfushori thuhet se nuk është i kënaqur me menaxheri e ri të klubit Gianluca Petrachi.

Arsyeja që Zaniolo ndihet i zhgënjyer me menaxherin, është pa dyshim diskutimi mbi rinovimin e kontratës, ku që pas ardhjes së Petrachit dikutimet mbi këtë çështje janë zhdukur plotësisht.

Disa javë më parë i-sh drejtori i Torinos, tha disa fjalë në lidhje me futbollistin, ai u shpreh se: “Është e lehtë të kthesh në mit një lojtarë me vetëm 15 ndeshje në Serie-A, Nicolo duhet të provojë veten më parë në fushë”.

Ndërkohë  agjenti dhe lojtari kishin kërkuar nga drejtori i Romës një rritje të rrogës, pasi paga prej 300 mijë eurosh ishte shumë e vogel.

Problemi i vërtet është se romanët po e mendojnë një të ardhme pa “xhevahirin” e tyre dhe për këtë shkak ai është nxjerr në shitje.

Është skuadra e Tottenham që ka bërë një ofertë për Nicolo Zaniolon. Anglezët kanë gati një prej 27 milionë euro plus kartonin e mbrojtësit Toby Alderweireld (i cili vlerësohet 23 milionë euro), për të bindur drejtuesit e klubit verdhekuq.

Sipas mediave italiane, një ofertë e tillë i kënaq ‘verdhekuqtë’, dhe tani vendimtare mbetet dëshira e lojtarit.

 

Zjarr Tv Ad