Vasili: Maxhoranca është diskretituar, duhen zgjedhje menjëherë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një statusi në “Facebook” shprehet se maxhoranca është diskretituar dhe se e vetmja zgjidhje mbeten zgjedhjet.

Vasili nënvizon se opozita ka dëshmuar se është e vendosur në luftën pa kompromis ndaj sistemit aktual të korruptuar.

Postimi i Vasilit:

Zgjedhje menjehere,ky eshte shpetimi i vetem i vendit nga antishteti dhe antiqeverisja. Ne Shqiperi sundon antivota,anti shteti dhe antiqeverisja.

30 qershori ishte formesimi i nje refuzimi mbarepopullor ndaj tyre, por njeherazi edhe urdheri i prere i popullit per ti dhene zgjidhje agonise,qe po jua shkaterron jeten shqiptareve si nga pikpamja ekonomike,morale, psikologjike dhe sociale, nepermjet zgjedhjeve te menjehershme te lira e te ndershme.

Protestat shume masive dhe shume te forta, qofte nga pjesmarrja,por edhe nga motivimi i tyre,imponuan si rrugen e zgjidhjes vetem voten e lire, pra zgjedhjet e lira dhe te ndershme sa me pare. Askush nuk mund ti shmanget kesaj zgjidhjeje,qe populli kerkon,por edhe interesat afatgjata te vendit e imponojne.

Maxhoranca eshte diskredituar si grabitese e kriminalizuar e miliarda eurove te parave publike, por edhe shkaterruese e zgjedhjeve te lira ku 30 qershori ishte kulmi i tyre. Opozita e ka plotesuar tashme te gjithe objektivin e saj per demaskimin e maxhorances per lidhjet me krimin dhe korrupsionin dhe blerjen kriminale te votes si dhe per shnderrimin e tyre ne bindje te te gjithe shqiptareve.

Zgjedhjet e menjehershme brenda kufijve me te shkurter,qe koha ligjore lejon per realizimin e zgjedhjeve gjitheperfshirese jane te pashmangshme. Cdo vonese eshte e patolerueshme dhe shkaterrimtare per vendin. Cdo vonese apo dyzim do te ishin kohe per antishtetin dhe antiligjin, qe te avanconte duke u kthyer ne nje semundje shkaterrimtare dhe pa sherim.

Opozita ka sot nje pergjegjesi shume me te medha se sa dje, per ti garantuar nje te ardhme te sigurte vendit, te ardhme,qe nuk do te mund te minohej dot nga pasojat shume te renda te qeverisjes se sotme te Rames dhe rilindjes. Vetem Zgjedhjet e menjehershme do te shpetojne sot vendin nga veshtiresite e pakapercyeshme te se nesermes.

Vendi kerkon sot rrugedalje nga tuneli shume i erret i depresionit shume te thelle politik,ekonomik kushtetues dhe shoqeror. Detyren qe tu jape zgjidhje ketyre momenteve kritike shqiptaret dhe koha ja kane ngarkuar opozites. Opozita eshte gati ti nxjerre shqiptaret nga kriza,zgjedhjet menjehere jane hapi i pare vendimtar te tjerat vijne pas.

 

Zjarr Tv Ad