Terror në farmaci, vodhi paratë me dhunë e thikë, kapet vlonjati

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Sipas policisë, pak ditë më parë, i riu kishte vjedhur me dhunë dhe nën kërcënimin e thikës një shumë parash në një farmaci.

Njoftimi i policisë:

Vjedh me dhunë disa para në një farmaci, kapet nga policia shtetasi i shpallur në kërkim:

  • I. P., 27 vjeç, banues në Vlorë.

Policia e Vlorës menjëherë pas shpalljes së tij në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative ka bërë kapjen dhe ndalimin e tij pasi më datë 07.07.2019, në lagjen “29 Nëntori” Vlorë, shtetasi I.P., ka vjedhur me dhunë nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë) në ambientet e farmacisë shtetasen L.Ll, duke i marrë një sasi parash prej 10.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Zjarr Tv Ad