Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një shqiptar është vënë në pranga në Riccione, Itali.
Arrestimi i 25-vjeçarit me inicialet O. R., është bërë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohej se merrej me trafik të lëndëve narkotike.
Siç shkruajnë mediat italiane, i riu shqiptar ishte i njohur për policinë.
Gjatë ndalimit atij i janë gjetur 52 gramë kokainë.
Në kontrollin e ushtruar në banesë, i janë gjetur edhe 20 mijë euro, që janë sekuestruar.
Sipas policisë, këto janë të ardhura nga shitja e drogës.