Luajti mbi 100 ndeshje me Realin, mbrojtësi portugez befason ekipin e ri

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të gjithë e mbani mend Fabio Coentrao, mbrojtësin që u transferua te Reali i Madridit për shifrën e pabesueshme të 45 milionë eurove.

Pas 7 vitesh në “Santiago Bernabeu”,Coentrao firmosi te Rio Ave, ku duket se ka humbur vendin e titullarit. Kjo ka bërë që futbollisti me mbi 100 paraqitje te Reali të mendoj transferimin diku tjetër.

E duket se pas eksperiencave te Reali e Rio Ave, Greqia është kampionati i ardhshëm për Coentrao. Gjithsesi, sipas njoftimeve të shtypit helen, mbrojtësi i majtë i Portugalisë ka kërkuar disa ditë për të biseduar me familjen, kështu që nuk është i bindur për të firmosur zyrtarisht me PAOK.

Informacioni që shfaqet në shtypin sportiv të Greqisë tregon interesin e klubit të Selanikut për t’i ofruar dy vjet kontratë për Coentrao. Nëse do të firmoste me kampionët e Greqisë, Coentrao do të provonte eksperiencën e tij të katërt jashtë Portugalisë, pas Zaragozës, Real Madridit dhe Monakos.

Zjarr Tv Ad