Grigor Tavo ka vendosur të largohet nga posti i Presidentit të Luftëtarit. Nëpërmjet një letre të hapur ai bën me dije se ka marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen.
Luftëtari ndodhet në një situatë tepër të vështirë, teksa klubi ka shumë borxhe për të paguar ndaj futbollistëve që kanë luajtur në sezonet e fundit, por edhe ndaj ish-trajnerëve. Tavo shkruan se e ka të pamundur të vazhdojë pa mbështetjen e aksionerëve të tjerë.
“Te nderuar miq,
“Ndiej detyrimin te komunikoj me te gjithe ju qe doni me shpirt dhe zemer Luftetarin per te sqaruar situaten e veshtire ku gjendet ekipi yne i zemres. Ne kater vitet qe kam drejtuar Luftetarin, jam krenar qe kemi arritur suksese qe edhe vete nuk i prisja. Kur fillimisht nisa te investoj pe kete skuader, mendoja thjesht qe te ktheja Luftetarin aty ku i takonte, ne eliten e futbollit shqiptar. E realizuam kete qe ne vitin e pare pas shume sakrificash e vujatjesh, dhe arritem te festonim ate sukses. Ne tre vitet tona ne Superlige, siguruam pjesemarrjen historike ne Kupat e Europes, por mbi te gjitha beme qe gjithe Shqiperia te fliste me superlativa per Luftetarin dhe futbollin e tij.
“Miq,sinqerisht qe sporti dhe vecanerisht futbolli ne kohet qe jetojme kerkojne shume sakrifica, mundim e investime. Ne keto kater vite edhe pse kemi nje shoqeri aksionere, me disa ortake, Luftetari eshte mbeshtetur dhe financuar vetem nga Grigor Tavo. Nuk mund te harroj ne kete rrugetim edhe Bashkine e Gjirokastres, e cila deri tani ka permbushur cdo obligim te sajin dhe ka plotesuar me se miri detyrimet dhe investimin qe i takon si aksioner tek K.F Luftetari.
“I gjendur ne nje situate ku te gjithe aksioneret nuk e mbeshtesin Luftetarin as ne kuotat qe u takon si nje shoqeri aksionere, e kam te pamundur te vijoj drejtimin e skuadres dhe shoqerise ne teresi. Eshte nje vendim teper i dhimbshem per mua dhe jo vetem. Do te largohem nga presidenca e Luftetarit per ti hapur rruge investitoreve te rinj, qe ndoshta mund te bejne me shume per kete skuader dhe keto ngjyra qe secili prej nesh i ka ne zemer.
“Dua qe ne kete moment te falenderoj te gjithe bashkepunetoret e mi, miqte qe me kane mbeshtetur dhe vecanerisht tifozerine e mrekullueshme gjirokastrite, e cila na ka qendruar prane ne cdo hap. Doreheqja ime, kurrsesi nuk mund te shihet si nje braktisje, por vjen per te hapur rrugen e investimeve ne skuader per te mundesuar nje ecuri sa me te mire, pasi Luftetari eshte me i rendesishem se cdo president apo drejtues. Dua ta mbyll kete komunikim me premtimin qe gjithmone do te jem tifozi numer nje i Luftetarit. Sinqerisht, Grigor Tavo.”-mbyllet letra e Tavos.