Aventura e çiklistëve në Malin e Sharrit, i ndjek Arusha, dy këlushët i presin rrugën

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Aventura e dy çiklistëve në malet e Sharrit përpak sa nuk ka përfunduar keq. Dy të rinjtë kanë qenë duke ecur me biçikletë kur rrugën ia kanë prerë dy arushë të vegjël. Ata kanë rrëfyer se pas ka qenë dhe arusha e madhe e cila mesaduket do ketë menduar se do ia rrëmbenin këlyshët dhe i është vërsulur.

“Ishim duke ecur në malet e Sharrit kur rastësisht hasëm në një arushë me dy këlyshë. Arinjtë e vegjël vetëm për disa centimetra shpëtuan nga perplasja me bicikleten ndërsa Arusha e madhe u tërbua pa mas dhe filloi të na ndiqte, per fat te mire pedaluam fort edhe iu shmangem Arushës, ishte nje moment shume i frikshem por njekohesisht edhe shume i veçantë që rrallë kush mund ta përjetojë” shkruajnë djemtë në përshkrimin e videos të postuar në youtube.

 

Zjarr Tv Ad