Përdorën fenelina policie, ndëshkohen 5 drejtues mjetesh në Lezhë

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Policia rrugore e Lezhës ka ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për përdorim të  fenelinave të Policisë. Gjithashtu është ndëshkuar edhe një tjetër drejtues për përdorim të logos”Hetimi Tatimor”.

“Nga punonjësit e Policisë Rrugore në Qarkun Lezhë janë marrë masa Administrative për nenin 175/4 të Kodit Rrugor, që   parashikon heqjen e Lejes së Drejtimit nga 6-12 muaj për 6 drejtues automjetesh,  pasi janë konstatuar se gjatë drejtimit të mjetit kanë pasur në përdorim fenelinë Policie dhe logo të “Hetimit Tatimor”,”-raportojnë uniformat blu.

Policia Rrugore e Lezhës vijon kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rruge si dhe evidentimin e shkelësve të Kodit Rrugor.

 

Zjarr Tv Ad