Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Delegacionet e Republikës së Turqisë dhe SHBA-së filluan takimet e punës lidhur me vendosjen e zonave të sigurisë në veri të Sirisë.
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se takimet filluan në mjediset e këtij institucioni në Ankara.
Në njoftim thuhet se “në prag të fillimit të seancave të punës, ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar dhe i dërguari amerikan për Sirinë, James Jeffery arritën një marrëveshje për punë të koordinuar dhe të përbashkët në vendosjen e zonave të sigurisë për civilët në veri të Sirisë”.
Takimet e punës të delegacioneve ushtarake turke dhe amerikane do të zhvillohen edhe ditëve në vijim.