Tragjedi në botën e sportit, boksieri ndërron jetë pas hemoragjisë në tru

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

 

Bota e sportit ka marrë një lajm të trishtë mbrëmjen e sotme.

Boksieri rus, Maksim Dadashev është ndarë nga jeta në moshën 28 vjeçare. Lajmi bëhet i ditur nga “ESPN”, me Dadashev që duket se nuk ka mundur t’i bëjë ballë dëmtimeve të marra në ring të premten dhe pas ditësh në koma ka ndërruar jetë.

Pas duelit me Subriel Matias, i cili e shembi në parket, Dadashev iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi vuan nga një hematomë subdurale, një gjakderdhje në anën e djathtë të trurit. Kjo i ka shkaktuar enjtje të trurit, çka i ka marrë edhe jetën.

 

 

 

Zjarr Tv Ad