Qeveria japoneze financon investime për ruajtjen e parkut të Karavastasë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në parkun e Karavastasë do të nisë një tjetër ndërhyrje me qëllim ruajtjen e parkut natyror ndërsa financimet janë siguruar përmes fondit të siguruar prej qeverisë japoneze.

Tashmë është rënë dakord që projekti i ardhshëm të kontribuojë në hapjen dhe mbajtjen e kanalit të komunikimit midis lagunës dhe detit, që do të zgjidhë problemin e ujë-këmbimit si edhe monitorimin në zonë që lidhet si me parametrat e ujit dhe zgjidhjen e problemit të peshkimit në lagunë.

Blendi Klosi: “Besoj që kemi gjetur dakordësinë për fondet e rëndësishme në konservimin e lagunës së Karavastasë dhe besoj do të jemi të shpejtë në paraqitjen e projekteve të plota që do të bëjnë të mundur që implementimi i këtyre fondeve të realizohet në kohë rekord.”  

Nga ana e tij, ministri japonez i mjedisit theksoi vlerat e jashtëzakonshme natyrore të parkut të Karavastasë.

Ministri japonez Kiuchi: “Jam shumë i kënaqur të konstatoj që përmes ndihmës së agjencisë japoneze me bashkëpunim ndërkombëtar (JICA) ne kemi zhvilluar një projekt në zonën e Divjakë-Karavastasë dhe kemi ndërtuar një plan menaxhimi të parkut Kombëtar. Sot kam pasur një takim shumë të frytshëm me ministrin Klosi dhe i thashë atij që e mirëpresim Shqipërinë që të vërë në zbatim eksperiencën tonë  shumëvjeçare në mbrojtje të mjedisit dhe gjithashtu i premtova ministrit Klosi që ne do ta mbështesim edhe më tepër zhvillimin e qëndrueshëm në parkun Divjakë-Karavasta.”

Ministri Klosi shtoi se me ministrin japonez të mjedisit diskutuan edhe për ndikimin pozitiv që do të ketë ky bashkëpunim në fushën e turizmit, për të nxitur zhvillimet e ndërsjella, me qëllim rritjen e numrit të turistëve japonez në Shqipëri.

 

Zjarr Tv Ad