Teuta dështoi të kaloj të paktën një raund në Europa League por ky ishte një përfundim i pashmangshëm duke parë dhe formën e ekipit durrsak në pjesën e dytë të sezonit. Problemi më i madh pas merkatos se janarit, një merkato e bujshme në letër, ishte fakti se afrimet e reja nuk u përshtatën për asnjë moment me pjesën tjetër të skuadrës, mbase përjashto këto Renato Arapin.
Pas përfundimit të sezonit të rregull, nga Durrësi u larguan disa lojtarë si Hakaj, Kamara, Bicaj etj, eksodi vijon edhe pas aventurës europiane teksa largimet u pasuan me Tefik Osamin, Prognin, Bushiç dhe Isli Hidi.
Progni-Bushiç u bashkuan sërish bashkë teksa do të vijojnë aventurën në Superligën e Kosovës me ekipin e Gjilanit. Stafi drejtues i ekipit bregdetarë do të punoj në ditët në vijim për të përforcuar ekipin për të qenë gati për një sezon të ri ku dëshirojnë sërish të jenë pjesë e komptecioneve europiane.