Reth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C.
Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave.
Policia tha se një krim brenda familjes ka ndodhur në Kërkovë të Vlorës në orët e parë të mëngjesit. Autori është vënë në pranga dhe po pyetet për rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 04:40, në fshatin Kërkovë të Vlorës, dyshohet se shtetasi S. C., rreth 40 vjeç, ka plagosur me mjet prerës “thikë” motrën e tij A.C. Dyshohet se shtetasi S.C ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike por po punohet për sqarimin e rrethanave”, thotë policia në njoftimin për mediat, duke shtuar se autori është i shoqëruar në komisariat dhe kanë nisur procedurat e arrestimit.