Shpëtohen 13 pushues që rrezikuan mbytjen

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Pesë pushues nga Shkodra dhe Kosova që rrezikuan mbytjen në  grykëderdhjen e Vilunit në lagunën e Rrjollit, u shpëtuan nga policia Kufitare dhe FNSH.

Policia bën me dije se shtetasit u transportuan për në qëndrën spitalore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po në të njëjtin vend u dha ndihma dhe 9 shtetasve  Çekë të cilet kishin ngelur të izoluar dhe në momentin që donin të kalonin grykëderdhjen e Vilunit,  jeta e tyre u vu në rrezik.  Falë ndërhyrjes së Policisë  të 9 shtetasit kanë dalë në breg pa asnjë problem për jetën.

Njëkohësisht edhe  në Sarandë,  Policia Kufitare ka shpëtuar një plazhist i cili u rrezikua të mbytej si pasojë e dallgëve të detit.

Policia e Shtetit, ju bën thirrje të gjithë pushuesve të tregojnë kujdes maksimal  pasi deti  aktualisht është  i trazuar dhe me dallë të mëdha.

Policia e Shtetit sygjeron pushuesit dhe turistët  që të shmangin lëvizjet me  mjete  lundrimi, si motorr uji apo varka deri në qetësimin e detit.

Policia Kufitare ka rritur patrullimin me mjetet e saj lundruese në det dhe është angazhaur maksimalisht  për t’i ardhur në ndihmë çdo pushuesi që i rrezikohet jeta në det.

Në ndihmë të Policisë Kufitare janë angazhuar maksimalisht edhe shërbimet e Policive Vendore si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me patrullim tokësor

Për çdo rast nevoje për ndihmë telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do jenë menjëherë në ndëhmën tuaj

Siguriajuajpriroritetijonë

 

Zjarr Tv Ad