Arben Çuko lamtumirë arrestit në shtëpi, gjykata i ndryshon masën

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata e Krimeve të Rënda, i ka ndryshuar masën e sigurisë ish-drejtorit të burgjeve dhe ish-deputetit të PS-së, Arben Çuko, nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.

Gjykata ktheu dosjen e tij më 16 Korrik për plotësim hetimesh me pretendimin se hetimet e deritanishme ishin të paplota dhe me mangësi në drejtim të provave.

Arben Çuko u arrestua pak muaj më parë në kuadër të operacionit “VOL-VO4” në 18 tetor 2018, pasi doli në përgjimet e grupit “Avdylaj”, pjesë e dosjes së famshme 339.

Në këto përgjime Çuko u zbulua se favorizoi një të dënuar për të lëvizur nga një burg në një tjetër. Gjithashtu Arben Çuko u akuzua edhe për korrupsion, pasi shoferi i tij dyshohet se kishte marrë një shumë parash për të lehtësuar kushtet e një të dënuari.

Zjarr Tv Ad