A do e sakrifikonte mandatin e tij që Meta të hyjë në Kuvend?Ja si përgjigjet Blushi

0
0

Opozita zhvilloi ditën e djeshme një protestë, e cila ishte paralajmëruar para disa ditësh nga lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Protesta u zhvillohua në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet edhe Samiti i Komunitetit Politik Europian.

I pranishëm në protestë ka qenë edhe kandidati në listën e mbyllur të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Tedi Blushi.

I pyetur nga gazetarët nëse do e sakrifikonte ‘karrigen’ e tij në Kuvend për Ilir Metën, Blushi tha se ‘këto përgjigje do merren në kohën e duhur’.

“Nuk kam asnjë koment tjetër veçse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës.

Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, u shpreh Blushi.

Zjarr Tv Ad