A do futen në kryeministri më 12 nëntor? Përgjigjet Berisha dhe tregon sa do zgjasin protestat: Objektivi është…

0
462
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike thotë se kjo është stina e protestave, duke paralajmëruar se ato do të jenë të vazhdueshme. I ftuar në Abc, Berisha nuk tha sesa do të vazhdojnë, por theksoi se tashmë janë në një betejë me Ramën.

I pyetur për një skenar të futjes në kryeministri, Berisha u shpreh se objektivi i protestës është Rama dhe jo kryeministria.

Berisha: Sesa do vazhdojë protesta…tani stinë e protestave është. A do vazhdojë deri më 6 janar, apo 6 dhjetor apo…se ne jemi në betejë. Kjo është betejë kundër Ramës.

Pyetje: Një eksponent i partisë tuaj ka deklaruar se më 12 nëntor do hyjmë në kryeministri, madje i bënte thirrje Ramës që të qëndronte në kryeministri si Berisha në 21 janar. Deklarata e tij është humor politike, presion politik, apo objektiv i protestës.

Berisha: Objektivi i protestës është Edi Rama dhe jo kryeministria! Cfarë është Edi Rama? Është një armik i shqiptarëve.

Zjarr Tv Ad