A do gëzoheshit nëse do të vdi ste Putini? ‘Bild’ pyet Von der Leyen

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti në Kiev për vizitën e tretë që nga nisja e pushtimit rus. Ajo dha një intervistë për gazetën më të madhe gjermane, BILD.

E veshur me ngjyrat e flamurit ukrainas, ajo u vendos përballë një pyetje të vështirë: A do gëzohej nëse do të vdi ste Putini?

“Asnjëherë nuk duhet të gëzohesh kur vdes një njeri, dhe kjo vlen për çdo njeri. Por për mua është e rëndësishme që Putini ta humbasë këtë luftë dhe të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij”.

A mendon ajo se Putini do të dalë ndonjëherë në gjyq? “Unë mendoj se kjo është e mundur”.

Presidentja e Komisionit Europian thotë se në Ukrainë po kryhen krimet më të rënda të luftës. “Kjo nuk ka dyshim. Kjo është edhe arsyeja pse ne mbështesim mbledhjen e provave për t’i dërguar përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Putini është përgjegjës për këtë,” tha ajo.

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë tha se ky vend duhet të dërgojë tanke në Ukrainë, nëse Kievi e kërkon diçka të tillë. “Ukraina e di se çfarë i duhet për të mbrojtur vendin dhe jetën e njerëzve. Nëse thonë se u duhen tanke, atëherë duhet ta marrim seriozisht kërkesën e tyre dhe t’u dërgojmë tanke”.

“Unë jam e bindur plotësisht se Ukraina do të fitojë dhe Putini do të humbasë. Sepse Ukraina ka një motivim të jashtëzakonshëm. Ata e dinë se për çfarë po luftojnë. Dhe miqtë në mbarë botën po bëjnë gjithçka për të siguruar që Ukraina të marrë sistemet e duhura të armëve”.

E pyetur se a po japin rezultat sanksionet kundër Rusisë, ajo tha: “Tani po shohim se sa thellë po godasin sanksionet ekonominë ruse. Arka e luftës e Putinit po thahet”./syri.net

Zjarr Tv Ad