A do i bashkohesh Berishës? Grida Duma: PD duhet të ecë përpara, jo pas, Basha duhet të japë dorëheqje

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma ka folur për media duke thënë edhe një herë që PD duhet të ecë përpara dhe se kreu i PD, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqje.

Ajo tha se çdo gjë ka një minimum dhe maksimum dhe se Basha e ka arritur maksimumin e tij. E pyetur nga gazetarët nëse do të bashkohej me grupin e Sali Berishës, ajo tha se PD duhet të ecë para dhe jo mbrapa. Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do ti bënte demokratët që të ringriheshin.

6 Marsi nuk e tregoi këtë, sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij. Cdo gjë ka një minimum dhe maksimum. Kjo është një gjë që nuk më shkon në mendje tani, unë dua që politika të rikthehet, që njerëzit të kenë besim. Si çdo gjë në jetë ka etapa, është ekstremi që kemi arritur.

Situata ka shkuar në maksimum dhe nuk mund të mbahet në asnjë pakic. Është ashtu sic është ne kemi menduar se si grupim është jetik për qytetarët të qartësojnë qëndrimin e  opozitës mbi një projekt që është krejtësisht i mbyllur. 81 hektarë dhe janë dhënë për neve disa oligarkëve. Është një projekt i mbyllur minimalisht afera me e madhe. Duhet që opozita ta bëjë transparente pa ndaluar zhvillimin.

Apsolutisht unë kam thënë që PD duhet të ecë përpara dhe jo mbarapa. Nuk është cështja kur e kuptova. I jep mundësi të zhvillohen në kahun e duhur”tha Duma ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad