A do ketë rritje të çmimit të biletës? Shoqata e Transportit jep përgjigjen

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e Transportit ka dalë në një deklaratë për media. Në deklaratë ata janë shprehur se kanë nxjerrë sërish në treg abonetë, që u tha se nuk do kishte këtë muaj.

Rimbursimi që është premtuar ka qenë për 6 muajt ë parë të vitit 2022. Kemi pasur takime në disa qytete të tjera dhe është e njëjta situatë. Bashkite nuk kanë reaguar fare. Vonesat, dyndjet në transportin publik vijnë për shkak të Infrastrukturës. Ne duhet të kemi një infrastrukturë të duhur. Bashkia bën autorizime për abonetë e studentit. Kompensimi është premtuar që do të jetë diku te 27 lekë. Abone ka për të gjithë studentët. Numri i aboneve të hedhur në treg është më i lartë se vetë kërkesa

Do vazhdohet të punohet me gjysmë e kapaciteteve deri në përmbushjen e kushteve për rimbursimet dhe uljen e çmimeve të karburantit. Karburanti zë pjesën më të madhe të shpenzimeve. Për momentin po presim përgjigjen nga institucionet përkatëse”, u shprehën ata.

Por në rast se kërkesat nuk plotësohen ata thonë se do të shkojnë drejt falimentimit dhe nuk do të ketë transport publik në asnjë qytet.

Transporti aktualisht nuk po funksionon si duhet në asnjë qytet. Aktualisht që pas pandemisë transporti publik nuk po vazhdon si duhet. Jemi në bisedime dhe në pritje të përmbushjes së kërkesave tona. Është vendosur që do shpërndahet një buxhet por aktualisht nuk është shpërndarë” tha nder te tjera.

Zjarr Tv Ad