A do marri masa produksioni i “BBVA” për prishje kontrate? Zbardhet çfarë do të ndodh me Bledi Manen pas largimit nga shtëpija

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka lënë papritur rrugëtimin nga shtëpia e Big Brother Vip Bledi. Që në nisje të spektaklit Bledi tha se ka një surprizë për Kiarën, duke vendosur të lërë garën në mes për të mos ndarë çiftin.

Bledi argumentoi se nëse publiku ka vendosur që të dalë Kiara, situate në shtëpi do të agravohet për shkak të Luizit, dhe ky argument nuk u prit mirë nga çifti, pavarësisht se vlerësuan gjestin e tij.

Për shkak të prishjes së televotimit i cili ishte i hapur prej tre ditësh, Bledi e ka të pavlefshme biletën e kthimit.

Kurse Arbana Osmani është shprehur se kompanitë telefonike do të rimbursojnë të gjithë shqiptarët që kanë votuar. Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur më parë në ‘Big Brother’.

Ky eshte nje dem i jashtezakonshem ndaj produksionit dhe i pallogaritshem pasi dihet qe kete vit ka pasur nje interes te jashtezakonshem per kete format.

Si dhe dihet konkurentet e BBVIP lidhin nje kontrate dhe me shume mundesi Blendi Mane do penalizohet dhe hidhet ne gjyq per kete dem ekonomik ndaj produksionit.

Largimi i Bledit ka prishur planet e produksionit që e futi gazetarin në shtëpi. Me largimin e Bledit, Kiara dhe Luizi janë pa frikë dy finalistët e parë.

Sepse realisht Kiara rrezikonte më shumë se kurrë për të lënë shtëpinë, por falë “dhuratës” së Bledit ajo e ka rrugën përpara dhe bashkë me Luizin nuk ka gjë që i ndalon drejt finales së madhe.

Zjarr Tv Ad