A do rrëzohen zgjedhjet lokale të 2019-tës? Gjykata Kushtetuese mblidhet nesër, 3 vendimet që rrëzuan më herët qeverinë Rama…

0
617
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e nesërme, në orën 10, Gjykata Kushtetuese do të mblidhet për padinë e bërë lidhur me antikushtetutshmërinë e zgjedhjeve, të mbajtura në 30 qershor të vitit 2019 dhe në lidhje me regjistrimin e partisë Bindja Demokratike, si subjekt zgjedhor.

Do të jepet vendimi në lidhje me procesin zgjedhor ku u zhvilluan zgjedhjet me vetëm nga një kandidat nëpër qytete. Për rrjedhojë nëse do të gjykohet anti-kushtetues procesi zgjedhor, atëherë do të jenë antikushtetuese edhe organet e formuara si pasojë e këtyre zgjedhjeve të mbajtura.

Gjithashtu, do të verifikohet veprimtaria e partisë Bindja Demokratike dhe regjistrimi i saj për zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Kujtojmë se deri më tani më shumë se 3 vendime të Gjykatës Kushtetuese, kanë rrëzuar vendimet e dhëna nga qeveria, apo emërimet e Kryeministrit Edi Rama, përsa i përket kryetarëve të bashkive.

 

Vendimi i parë ku kryeministri u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, është rasti i kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Zef Hila për të cilin Rama kishte vendosur shkarkim nga detyra. Rasti shkoi në kushtetuese dhe vendimi i marrë, hodhi poshtë urdhrin e Ramës, duke i dhënë të drejtë Zef Hilës.

Vendimi tjetër, lidhet me emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Presidenti nuk pranoi ta dekretonte si të tillë dhe çështja shkoi në kushtetuese. Vendimi i marrë parashtronte se emërimi i Ministrit të jashtëm ishte kompetencë e 3 organeve dhe duhet të konsultoheshin ndërmjet tyre. Në njëfarë mënyre kjo ishte një tjetër goditje për Edi Ramën. Rasti tjetër, ku Gjykata rrëzoi urdhrin e qeverisë, ishte masa e “ndalimit të protestave”. Për këtë çështje Gjyakta tha se nuk ishte e nevojshme të merrej leje, por vetëm të jepej njoftim për protestat që do të mbaheshin.

Ndërsa ditën e nesërme, pritet vendimi për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, për të parë nëse Kushtetuesja do të marrë vendimin për shpalljen e anti-kushtetutshmërisë së zgjedhjeve.

Zjarr Tv Ad