A do shuhet opozita? – Nga Ilir Gjini

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Ilir Gjini

Pas zgjedhjeve vendore 2023, kjo është pyetja që shqetëson pjesën më të madhe të publikut brenda dhe jashte kufijve të atdheut: A do të egzistojë më opozita? Askush nuk e kishte menduar, por sot opozita dhe opozitarizmi janë drejt shuarjes.

Rezultati i zgjedhjeve ishte katastrofik për PD dhe gjithë spektrin opozitar, ndërkohë që një parti tjetër me lider “non-grata” si PSD e Tomës, mori vetëm në Shkodër 13 mijë vota. As program, as kohë mediatike, madje as edhe dalje në Tv, megjithatë Toma i shton me magji votat. Partia e Tomës duket si Partia Komuniste më 1943, që shtonte rradhët në ilegalitet e konspiracion të plotë. Ndërkohë që korrupsioni, liria e medias dhe borxhi publik janë shumë më keq se në kohën që qeveriste PD, partia në pushtet shton votat dhe përlan 95% të pushtetit lokal duke e lënë me gisht në gojë opozitën. Faktorët e humbjes së madhe, janë te mungesa e lirisë për të shprehur vullnetin me votë, por edhe te vetë opozita.

Nëse do shpenzonin qoftë edhe gjysmën e energjive që shpenzuan në luftën e sharjeve mes njëri-tjetrit, në betejën me regjimin, me siguri do kishin marrë një rezultat më pozitiv.

Pa më të voglin dyshim, opozita do t’i humbë zgjedhjet e vitit 2025. Edhe nëse opozita bashkohet dhe zgjedh një lider të ri duke përjashtuar Berishën dhe “djalin plangprishës” Basha, nuk ka asnjë shans për të fituar. Pse? Sepse me një pushtet lokal tërësisht mavi, ku luhen shumë tendera, punësime, administratë e gjithë gjymtyrët e shtetit që punojnë si një makineri perfekte votash, shto këtu edhe median dhe gjyqësorin që i shërbejnë mazhorancës, opozita duket e pa shpresë.

Dy janë skenarët si do zhvillohen ngjarjet në kampin opozitar:

-Dy pjesët e PD vazhdojnë përplasjen mes tyre me lojën grata – non grata, duke pritur vendimin e gjyqësorit, që do jetë në favor të Bashës. Me shumë gjasa Basha do mbetet kryetar i të ashtëquajturës parti e vulës dhe rezultati do jetë edhe më keq se zgjedhjet 2023.

-Varianti i dytë që duket i vështirë, është që palët të gjejnë një formulë bashkimi. Me këtë variant opozita do mund të marrë një rezultat disi më pozitiv, duke mos e lejuar Ramën të ketë një mazhorancë mbytëse që të mund të ndryshojë Kushtetutën.

Me shumë gjasa opozita do vazhdojë luftën mes vetes dhe në zgjedhjet parlamentare 2025, Rama me ndihmën edhe të Tomës, do sigurojë 90 mandate duke pasur mundësi të ndryshojë edhe Kushtetutën.

Një faktor i rëndësishëm që do mund të ndryshonte këtë realitet monist, është vota e mohuar e emigrantëve, po askush nuk kujtohet për të. Opozita që duhet të ngrejë zërin për votën e emigrantëve është e zënë me luftën mes vetes. Pas etapës 40 vjeçare Hoxhiste, do keni epokën 20-30 vjeçare Ramiste. Rama do vazhdojë fushatën me tallava e dajre, ndërsa opozita do vazhdojë t’i bjerë legenit.

Zjarr Tv Ad