A do ta bëjë vaksinën Sali Berisha nëse përzgjidhet si personalitet?

0
209
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Ora News ka refuzuar kategorikisht mundësinë e vaksinimit anticovid.

Berisha gjithashtu ka bërë me dije se kompania Pfizer ka tentuar të grisë kontartën me Shqipërinë, pas shkeljes së rregullave nga ana e qeverisë shqiptare, e cila tërhoqi 900 doza të vaksinës pas skandalit të Nusreti.

 

‘‘Absolutisht jo. Sepse është një tragjikomedi e turpshme kjo që ndodh me vaksinën. 8 muaj më parë nëse i rikthehemi lajmeve, opozita me grupin e saj të shkëlqyer të ekspertëve, ka kërkuar me dhjetëra  herë nga qeveria q ëtë shkojë direkt dhe të kontraktojë vaksinat te kompanitë që po merreshin me prodhimin e tyre. Qeveria e injoroi këtë këshillë dhe dorëzoi kapar 3 milionë euro te Covax.

Ne insistuam përsëri. Edi Rama u kujtua të nisej drejt Pfizer dy javët e shoppingut në New York. Mori avionin në dispozicion. Në atë kohë ishte mbyllur çdo gjë. Nëpërmjet një personaliteti të rëndësishëm arriti të ketë një kontakt, meqenëse presidenti i Pfizer është një hebre nga Selaniku, jashtëzakonisht i zoti. Për zemërmirësi i dha një sasi të vogël. Ndërkohë kur Serbia, Izraeli, Nepali etj kishin kontraktuar ose BionTech nga Pfizer, ose nga AstraZeneca sa si të mëdha. I ndodhi skandali i biftekut të floririt të Arben Ahmetajt, për të mbuluar skandalin tërhoqi 900 doza në kundërshtime me të gjitha rregullat. Pfizeri gati sa nuk grisi kontratën. I pari që bëri vaksinën ishte Edi Rama, kishte gjithsej 900 doza. Kush mendon se me 900 doza nuk do të kishte personel mjekësor për t’i bërë ato?

Ai e bëri sipas parimit “Pas meje gremina”, sepse duke marrë dozën dënoi një mjek me vdekje dhe kanë vdekur disa mjekë më mbrapa’’ – shprehet Berisha.

Zjarr Tv Ad