Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Këshillin e Ministrave ka kaluar pr/ligji për shërbimin spitalor që synon të krijojë modelin e autonomisë.
Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Manastirliu u shpreh se një grup ekspertësh do të hartojnë planin kombëtar spitalor.
Ndërkohë ajo i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Osman Stafa lidhur me një denoncim të bërë nga ky i fundit për mungesën prej 2 vitesh të barnave për fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda në QSUT.
Ajo siguroi se nuk do të ketë më mungesa të këtyre barnave ndërkohë që e pyetur për një dorëheqje në shenjë përgjegjësie për këtë situatë ajo zgjodhi të mos përgjigjej duke kërkuar rezultatin e kërkesës së dërguar në prokurori.
Si janë siguruar, ka tender dhe kur kanë ardhur?
-Ne do të garantojmë buxhetet e nevojshme që të mos ketë asnjë problematike për buxhetimin e barnave në spitalet tona. Sfidat që kemi patur ne jemi përpjekur t’i zgjidhim në disa mënyra duke siguruar furnizimin. Ne kemi hapur procedurat e Prokurimit Publik për këtë çështje për të garantuar në vazhdim furnizimet.
E kujt është përgjegjësia që për 2 vite kanë munguar këto medikamente
-Ju keni çuar një kërkesë në organet e prokurorisë dhe le të presim rezultatin për përgjegjësit
A është dorëheqja juaj një garanci për këtë problematike
-Ne japim garanci se buxheti për barnat nuk mungojnë dhe do të zbatojmë ligjin.