A do ta lërë Kombëtaren? Sylvihno në fund të kontratës me FSHF- në

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i kombëtares shqiptare Sylvinho, ka kontratë me FSHF-në deri në fundin e korrikut 2024 dhe pas këtij muaji është i lirë të firmos me klubet që dëshiron.

Që prej janarit të këtij viti, organi i futbollit në Shqipëri ka dashur të “blindojë” trajnerin, teksa ende nuk ka një përgjigje. Pas eliminimit nga Euro 2024, Kombëtarja së bashku me trajnerin mbërritën në Tiranë dhe pas saj Sylvinho ka marrë një javë pushime.

Bëhet me dije se janë disa klube evropiane që duan të ulin në stol Sylvinhon dhe një prej tyre është nga liga portugeze. Kështu, siç bëri me dije edhe Armand Duka, nëse një ofertë e lartë ekonomike vjen për trajnerin, atëherë FSHF nuk do mundet ta mbajë dot Sylvinhon.

I ulur në stolin kuqezi në fillimin e 2023, shanset që braziliani ta drejtojë Kombëtaren edhe në fushatën kualifikuese për Botërorin 2026 janë 50-të me 50-të.

Zjarr Tv Ad