Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar mbrëmjen e djeshme atë se çfarë mundtë ndodhë brenda opozitës pas largimit të Lulzim Bashës.
I pyetur për një rikthim të Sali Berishës në krye të PD dhe për të sjellë këtë forcë politike në pushtet, Shehi u shpreh në “ABC News” se kjo është e pamundur.
Sipas tij për PD, as Basha dhe as Berisha nuk janë zgjidhje e mirë për për të zgjidhur krizën në PD, por opozita duhet të shohë përpara.
“Unë e kam thënë se nuk është kjo formula. Që Sali Berisha mund të luajë një rol të madh kjo është e vërtetë, ka njerëz më shumë se të tjerët, por tregoi edhe një gjë tjetër iky rezultati, aq ishin votat. Nëse duam të shikojmë ëndrra kot le ti shikojmë,. Që të bëhet ky për herë të tretë që mund palën tjetër, unë nuk e besoj”, u shpreh Shehi.