A do ta zëvendësojë Sandër Lleshajn? Ja çfarë thotë Elisa Spiropali…

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kush do ta zëvendësojë Sandër Lleshajn?

Kjo është një nga pikëpyetjet e ngritura, pas dorëheqjes së Ministrit të Brendshëm, lidhur me humbjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Elisa Spiropali, edhe pse ka qenë një nga emrat e mundshëm të përmendur si kandidate për këtë pozicion, është shprehur se; nuk ka dijeni mbi këtë fakt.

Gjatë një intervistë në abc neës, Spiropali e ka cilësuar ish-ministrin Lleshaj, një njeri dinjitoz, ndërsa u shpreh se zgjedhja e emrit të ri, është detyrë e Kryeministrit.

“Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do ju bëj me dije. Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe personi që ishte.”- ka thënë ndër të tjera Spiropali.

Edhe pse mediat kanë ngritur hipotezat për emrat e parë, nga Kryeministri nuk ka patur ende ndonjë artikulim lidhur me këtyë çështje.

Pjesë nga fjalët e Spiropalit:

Ish-Ministri Sandër Lleshaj nuk është i njëjtë me Flamur Nokën, Lulzim Bashën që fshehën vrasësit. Dorëheqja e Lleshaj ishte vendim i Ministrit të Brendshëm dhe është e drejta e tij që të japë dorëheqjen e parevokueshme. Kjo po ndryshon dita-ditës. Drejtësia në dyert e Gjykatës është edhe Drejtësi në shoqëri. Dhuna ndaj policisë nuk tolerohet askund. Më vjen keq për të gjithë ata që përdorin dhunë. Kam informacione që në zonat të ndryshme të Tiranës, po përdorin të rinjtë, duke u paguar me para në duar. I bëj thirrje prindërve që të ruajnë fëmijët dhe të mos bëhen pjesë e politikës. Duhet respektuar ligji, nuk duhet të shkilet ligji dhe policët nuk shkelin për asnjë moment ligjin. Përdorimi politik që i bëhet rasti, gjetja dhe përdorimi i gjakut që bëjnë këta, me akuza të jashtëzakonshme. Kjo është një opozitë negrofile. Opozitë e dobët, nuk është një opozitë e butë. Nuk kam asnjë dijeni për kë është folur. Kjo nuk ka lidhje me dëshirat e asnjërit, ka lidhje me një vendimmarrje dhe kjo është detyrë e Kryeministrit. Besoj Kryeministri do iu bëj me dije. Jam për një njeri të denjë, ashtu siç ishte edhe personi që ishte.

Zjarr Tv Ad