A do të garojë për kreun e PD-së, apo do të formojë grupim kundër Bashës? Flet për herë të parë Grida Duma pas dorëheqjes nga posti i nënkryetares

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja Grida Duma, ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares, dhe pret të njëjtën vendimmarrje nga Lulzim Basha.

E pyetur në lidhje me një mundësi që ajo të garojë për të marrë drejtimin e PD-së, Duma tha se tani nuk është koha për të bërë këtë diskutim. Ajo u deklaruar kundër çdo grupimi brenda opozitës, duke thënë se të gjithë duhet të punojnë për ringritjen e PD-së.

Në një komunikim me mediat përpara Kuvendit, Grida Duma u shpreh:

“Duhet të dorëhiqet, do të bënte një akt fisnik madje. I janë dhënë të gjitha mundësitë, që me betejën dhe mbështetjen e të gjithëve ne, do ti bënte demokratët që të ringriheshin.

6 Marsi nuk e tregoi këtë, sa kohë që jemi në politikë, duke nisur nga secili nga ne, nëse unë thuajse nuk kam asnjë përgjegjësi dhe jap dorëheqjen, kur shumica të ka kërkuar largimin, dhe ti vazhdon e mban kreun e partisë, do të thotë që kjo është përfitimi i vetëm i tij.

Kjo është një gjë që nuk më shkon në mendje tani, unë dua që politika të rikthehet, që njerëzit të kenë besim. Si çdo gjë në jetë ka etapa, është ekstremi që kemi arritur.

Është ashtu siç është, ne kemi menduar që është jetike për qytetarët e Durrësit, që të saktësojmë qëndrimin e PD për portin e Durrësit. Opozita duhet të bënte transparencë, 81 hektarët duhet ti ktheheshin qytetarëve të Durrësit, PD do të ecë përpara.

Zjarr Tv Ad