A do të hiqet ora policore tani që rastet janë ulur? Përgjigjet Ministrja Manastirliu

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka folur ditën e sotme për situatën e pandemisë në vendin tonë.

E pyetur në emisionin “Kjo Javë” nëse do të hiqet ora policore, Manastirliu tha se duhet t’i besojmë Komitetit të Ekspertëve që merr vendimet, ndërsa shtoi se mund të kemi lehtësim të masave nëse situata vijon të mbetet e tillë.

Kur ne kemi arritur shifër për 700 mijë të vaksinuarish, përse vijon të qëndrojë ende ora policore, në 22:00 dhe të mbahet masat. Do të hiqet ora policore?

Ogerta Manastirliu: Fakti që jemi në këtë situatë i referohet masave të targetuara që kemi marrë kësaj kohe. Shqipëria është një vend, i cili, edhe sot që flasim por gjatë gjithë kësaj periudhe, është një vend që s’ka pasur mbyllje totale. Ka pasur masa të intensitetit mesatar. Kjo ka sjellë që të kemi efekt të këtyre masave.

Duhet thënë që jemi në një moment ku kemi numrin më të ulur ndonjëherë të rasteve aktive, gjatë këtyre muajve. Kjo s’do të thotë që ne të çlirohemi njëherë e përgjithmonë. Virusi është ende këtu, duhet të tregojmë kujdes.

Masat, siç janë ora policore, mbyllja e breve, restoranteve dhe klubeve të natës, kjo ka sjellë një ulje të rasteve të infektimeve. Edhe mbajtja e maskave, mbajtja e distancës, vijojnë të jenë mjetet dhe armët me kosto të ulët që vijojnë të jenë thelbësore për kufizimin e virusit.

 

Zjarr Tv Ad