A do të jenë në krah të Berishës për të rrëzuar Bashën nga posti i kreut të PD? Ja si përgjigjen Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi…

0
910
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli, ishin të ftuar emisionin “Breaking” për të diskutuar mbi zhvillimet e forta brenda PD-së, me përjashtimin e Berishës, liderit historik të demokratëve nga grupi parlamentar. Më tej, ata janë pyetur në lidhje me qëndrimin e tyre për këtë përplasje brenda demokratëve.

Edit Harxhi, edhe pse është kundër Bashës, edhe më pranë linjës së Berishës la të nënkuptojë se nuk mund të ketë një rikthim të tij në krye të PD-së, duke rrëzuar Bashën.

“Ndaj një qëndrim me zotin Kadilli, se ne jemi, dje u shënua fundi i tranzicionit në PD dhe një fillim i ri, duhet të jetë me një klasë të re politike në PD, por edhe ne duhet të jemi edhe opurtunistë. Dhe mendoj se nga memoria e PD duhet të marrim gjithçka që është më e mira. Që Berisha ka përgjegjësi me heshtjen dhe me përkrahjen e Bashës, ka të drejtë Kadilli. E ardhmja e PD nuk mund të jetë me personalitete e figura politike qe kanë mbyllur ciklin politik, fiziologjike e biologjik. Berisha është sot në Parlament se nuk mund të bëjë edhe një mandat tjetër edhe për arsye të moshës së tij. Nuk e vlerësoj qëndrimin e tij për zotin Basha. Kadilli nuk u bashkua, por ne jemi një grup solid dhe do të vazhdojmë kontributin tonë, me elektoratin e djathtë. Ky është momenti për të rimarrë në dorë fatet e opozitës shqiptare”, tha Harxhi.

Ndërsa Kadilli u shpreh se modeli i Berishës nuk i duhet më PD-së. “Nëse jemi një deformim të demokracisë në PD kjo është produkt i Berishës e politikës, nuk është kampioni i demokracisë Berisha. Nuk mund të jetë modeli politik, edhe reagimi i tij vjen vetëm në moment kur preket vetë. Modeli i autokracisë së kryetarit ishte nga Berisha”, tha Kadilli.

Ai theksoi se kjo ka qenë edhe arsyeja se pse ai nuk është bashkuar “Grupimit të PD-së”, pasi e shihte këtë lëvizje si më pranë Berishës.

Zjarr Tv Ad