A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja Berishës? Ja si përgjigjet Noka

0
238
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit, Flamur Noka, i ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në New24 ka folur në lidhje me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit në politikë.

Noka u shpreh se ai ka qenë ndër politikanët në radhët që i ka kërkuar të bijës së Berishës të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Flamur Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historikisht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëzakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Flamur Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Flamur Noka: Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar.

Zjarr Tv Ad