A do të jetë Bardhi apo rikthehet Basha? Analisti i njohur parashikon skenarin e PD pas dorëheqjes së Alibeajt

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Mentor Nazarko tha se Lulzim Basha mund të rikthehet në krye të PD. Duke komentuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt si kryetar i komanduar i PD-së pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, analisti tha për “Special Report”, se kjo lëvizje rrit presionin edhe ndaj Sali Berishës.

“Është e qartë që thelbi i kësaj lëvizjeje ka qenë që të ushtrohet presion i institucionalizuar mbi Berishën. PD nuk mendoj se priste rezultat që të afirmonte ndonjë bashki. Ishte një lëvizje e paralajmëruar dhe shënon fillimin e përplasjes institucionale midis ky kraheve të PD dhe thotë edhe lëvizje të reja.

Kjo lëvizje e Alibeajt brenda vetë PD shënon fillimin e një beteje të vogël të brendshme se kush do ta pasojë atë qoftë edhe si i mandatuar. A do të jetë Bardhi apo rikthehet Basha? Supozoj se do të jetë Basha sepse dorëheqja e tij, heshtja e tij, kanë që të gjitha karakter taktik.

Nuk i bëri këto për të dalë përfundimisht nga politika por për të justifikuar rezultatin elektoral në zgjedhjet e fundit. Dikush mund të thotë se Basha është humbës. Në një kuptimm është pak më i mirë sesa ky rezultat edhe ishte i detyruar për shkak të një sërë gabimesh të PD aso kohe.”, tha Nazarko.

Sipas tij, rikthimi i Bashës është thjesht çështje ditësh.

“Ky rikthim do të duhet të jetë një hap i menduar, jo automatik, duhet parë statuti i kësaj pjese të mbetur të PD për të parë se si mund të ndodhë rikthimi por është krejt i qartë se ai do të përgatitet që ky rikthim të jetë përfundimtar. Në pikëpamje të ligjërimit politik dhe të asaj se çfarë do të duhet të ofrojë udhëheqësi i ardhshëm i opozitës shqiptare, është e qartë se do të duhet të ketë shkëputje totale nga berishizmi. Berishizmi dështoi si praktikë dhe teori në këto zgjedhje, dështuan edhe ndonëse kishin të gjithë kartat për tu afirmuar.”, tha Nazarko.

Zjarr Tv Ad