“A do të kandidojë Belind Këlliçi për kryebashkiak në Tiranë?”,-Deputeti I PD-së shuan zërat

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi ishte ditën e sotme në një lidhje Skype në Syri Tv. Mes të tjerash, deputeti u pyet gjithashtu për zërat që qarkullojnë për një kandidim të mundshëm të tij për kryetar bashkie në qytetin e Tiranës.

“Nuk kam … Strategji jo njëherë, fare – tha pa hezitim Këlliçi. – Me thënë të drejtën u bë pak kohë që kjo çështje flitet; pa diskutim që ka interes në raport me zgjedhjet lokale, është testi më i rëndësishëm me të cilin opozita do të përballet, zgjedhjet e ardhshme lokale.

Unë personalisht nuk e kam shprehur ndonjëherë këtë aspiratë, nuk e kam kërkuar dhe nuk kam thënë që synoj që të kem këtë pozicion e t’i futem kësaj gare, por nga ana tjetër gjithë ky perceptim vjen për shkak të qëndrimeve të mia – jo kritike, por brutale – për sa i përket Kryetarit të Bashkisë, që është hataja më e madhe që i kanoset Shqipërisë nëse një ditë, largqoftë, vjen mundësia të marrë drejtimin e Partisë Socialiste e që quhet Erion Veliaj.

Qëndrimet e mia të ashpra, denoncimet jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, jo vetëm për rastin e Ardit Gjoklajt, por për të gjitha aferat që ka Bashkia e Tiranës dhe faktin që e ka kthyer Tiranën në lavatriçe të pastrimit të parave të drogës e të parave të pista, patjetër mund të kenë çuar në këto konkluzione.

Unë personalisht nuk i jam shmangur kurrë asnjë përplasjeje, asnjë gare, por nuk besoj se është ky momenti për të folur për këtë çështje.

Partia Demokratike, më vjen mirë që për herë të parë ka sanksionuar primaret, do  t’ia kalojë anëtarësisë saj, bazës së saj vendimmarrjen për kandidaturat për pushtetin lokal në të gjithë Shqipërinë dhe ky është një moment përballjeje që gjykoj se jo Belindi, por kushdo që është pjesë e PD-së dhe e opozitës duhet ta trajtojë si në mision historik jetë a vdekje. Kjo është jetë a vdekje për të ndenjur në Shqipëri, për t’i dhënë frymë opozitarizmit, për të rrëzuar një qeveri një orë e më parë.

Patjetër, beteja do të bëhet në Tiranë në zgjedhjet lokale e pa diskutim, Tirana duhet t’i kthehet qytetarëve,” përfundoi deputeti i PD-së.

Zjarr Tv Ad