A do të marrësh pjesë në protestën e Berishës? Ja çfarë thotë Tabaku

0
218
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për Euronews Albania, tha se nuk është në dijeni për protestën e thirrur nga Sali Berisha më datë 20 shkurt.

Këtë e tha kur u pyet nëse do të marrë pjesë në protestë apo jo.

Mes tjerash Tabaku theksoi se askush nuk e ka betejën me organet e drejtësisë dhe SPAK, duke shtuar se beteja e tyre është me kundërshtarin, pra me mazhorancën dhe kreun e qeverisë Edi Rama.

“Para dy vitesh, kam shkuar në tre protesta të tjera, kam marrë dhe fëmijët me vete atëherë. Kam qenë në protestën këtu me disa kolegë. Tani po njihem që ka protestë me 20 shkurt, por më duhet të informohem se për çfarë është protesta. Diçka është e qartë se askush nga ne nuk e ka betejën as me organet e drejtësisë dhe as me SPAK, ne e kemi me kundërshtarin dhe ne duhet t’i fokusojmë të gjitha energjitë tona për betejën me kundërshtarin”-tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad