A do të ndryshojë ora policore/Edi Rama tregon kërkesën që u ka bërë Komitetit të Ekspertëve

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar një telefonat me ministren e Arsimit dhe kandidaten për deputete në qarkun e Elbasanit, Evis Kushi, gjatë kthimit të tij nga Saranda, ku është informuar për ecurinë e fushatës elektorale në këtë qark.

Kushi i ka komunikuar kryeministrin kërkesën e qytetarëve në lidhje me zgjatjen e orës policore gjatë muajit të Ramazanit, në një kohë që sipas saj vaksinimi po ecën me ritme të mira.

“Kam një kërkesë nga qytetarët se kanë merakun e orës policore, të zgjatej deri në 9 ose 10 për periudhën e Ramazanit”- tha Kushi.

Kryeministri pohoi që i kanë bërë një kërkesë Komitetit Teknik të Ekspertëve, por mesa duket nuk ka ende një vendim.

“Një kërkesë me arsyetim që a mund të bëhet kjo e kemi bërë.  Vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim dhe me rregull”- u shpreh Rama.

Sa u takon mbështetësve të LSI në Elbasan, Kushi thekson se një pjesë po i bashkohen PS-së, kurse pjesa tjetër PD-së

 

Zjarr Tv Ad