A do të pranojë ofertën e Tavos nëse humbet? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limonë që në mëngjes

0
478
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i PD-së, Petro Gjikuria pas votimit, u nxeh me gazetarët të cilët e pyetën se cfarë do të bënte nëse nuk fitonte zgjedhjet.

Nëse nuk do të fitoni, do të pranoni ofertën e Vangjel Tavos për t’u bërë nënkryetar i bashkisë, apo do të prisni biletën për të shkuar drejt SHBA?

“Kjo është një ditë feste le ta festomë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia.

Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës”, u tha gazetarëve Gjikuria.

Zjarr Tv Ad