A do të qëndrojë në fuqi orari i mbylljes në 23:00? Ja si përgjigjet Skënder Brataj

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur sërish ditën e sotme për situatën e pandemisë në vendin tonë, duke thënë se varianti Omicron po vijon të përhapet me shpejtësi dhe se është shumë i ngjashëm me gripin sezonal.

I pyetur se kur do të ketë një lirim të masave në vendin tonë, Brataj tha në një intevistë për “Klan tv” se në muajin Mars do të ketë një ndryshim masash si për oraret dhe mbajtjen e maskave.

Skënder Brataj: Vendet europiane kanë filluar me heqjen e maskave në ambientet e hapura, në oborret e shkollave. Ne nuk mund të barazohemi me masat liruese të këtyre vendeve evropiane. Në këtë situatë sigurisht që nuk do të ketë shtrëngim të masave, do të ketë vetëm lirim të tyre. Drejt Marsit edhe ne do të kemi një ndryshim masash edhe përsa i përket orarit ose maskave. Na presin lajme të mira për verën, kjo nuk diskutohet.

Zjarr Tv Ad