A do të ulej në një tryezë me Ramën? Basha: E kemi marrë vendimin

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur opozita vendosi të djegë mandatet parlamentare duke protestuar kundër qeverisë “Rama”, të shumtë kanë qenë zërat që palët të ulen për dialog. Për të shuar të gjitha ‘zhurmat’, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se nuk do të ulet në një tryezë për dialog me kryeministrin, ndërsa shtoi se tashmë vendimi i opozitës ishte marrë; largimi i Edi Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve.

Kujtojmë se kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu u shpreh pak ditë më parë se Basha dhe Rama duhet të uleshin në një tryezë, për të arritur në dialog mes palëve.

“Ka një vendim të PD dhe nga forumet e saj, që unë i përmbahem. Ky është vendim i opozitës së bashkuar. Në koalicion ka njerëz me përvojë politike që kanë mendimet e tyre, që kanë qasje të ndryshme. vendimi është; që askush se ka vendosur në pikëpyetje këtë vendim. E kemi marr të gjithë së bashku. S’janë motivuar nga interesa apo qëllime të momentin apo ndjesi personale. S’ka asgjë personale. Janë shtruar qëllime politike. Përballë kemi një hajdut të certifikuar (Rama) Ka helmuar gjysmën e Tiranës për 5 muaj me gaz”, tha Basha.

Kryeopozitari Lulzim Basha paralajmëroi të gjithë zyrtarët dhe biznesmenë që janë pjesë e tenderave abuzive, se rrezikojnë burgun.
“Tashmë është e qartë për çdo shqiptar se: Edi Rama jeton për të vjedhur. Edi Rama qeveris për të vjedhur. Edi Rama merr frymë vetëm për të vjedhur. Çdo ditë çohet me një qëllim: si të vjedhë.
Pavarësisht kërdisë që ai po bën, askush nuk do t’i gëzojë paratë e vjedhura. Unë e kam theksuar që PD do të fillojë menjëherë një hetim penal dhe auditim financiar të të gjitha kontratave, koncesioneve dhe lejeve të dhëna nga qeveria Rama. Do të gjurmohet çdo burim parash dhe çdo individ shtetëror dhe privat i përfshirë në këto kontrata. Ne do të kemi një program të posaçëm për rikuperimin e të gjitha pasurive dhe parave të vjedhura nga zyrtarët shtetërore dhe klientët e tyre. Dua t’u them qartë të gjithë zyrtarëve dhe klientëve të tyre: Me paratë që po vidhni nuk jeni duke blerë mirëqenie dhe luks, por jeni duke blerë burgun. Nëse mendoni se do vidhini qindra miliona euro, praktikisht të gjithë parata e taksapaguesve shqiptarë dhe do t’ia hidhni, gaboheni. Nëse mendoni se shqiptarët do të vuajnë në varfëri, pa arsim dhe shëndetësi, dhe pa mundësi se aparate e tyre i keni vjedhur ju, gaboheni. Ata që mendojnë se do dergjet në mjerim një popull i tërë që ata të jetojnë në luks, gabohen”, pohoi ai.

Zjarr Tv Ad