A do ti zërë vendin Lleshajt? Balla flet për postin e Ministrit të Brendshëm

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërsa Partia Socialiste ka ndezur motorret për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zëra nga qarqe të ndryshme  politike kanë folur për ndryshime në kabinetin qeveritar, ku mes emrave të përfolur është ai i Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm. I pyetur nga media për këto ndryshime Balla i ka konsideruar thashetheme mediatike dhe se e gjithë energjia e tij është përqëndruar te firorja e PS në qarkun e Elbasanit.

-Zoti Balla priten ndryshime ne qeveri para zgjedhjeve, ndërsa një nga emrat e përmendur për Ministrinë e Brendshme është ai i juaji?

Balla: Së pari ne kemi filluar një proces të krijimit të një platforme komunikimi virtual me anëtarësinë e Partisë Socialiste në njërin krah dhe në anën tjetër me qytetarët për të marrë vlerësimin, qoftë të anëtarëve të partisë qoftë të qytetarëve për deputetet, për ministrat, për Kryeministrin dhe në këtë proces pa dyshim zëri i qytetarëve dhe vlerësimi i tyre dhe i strukturave të partisë është shumë i rëndësishëm.

Për atë që është më e rëndësishme për formësimin e ekipit të deputetëve që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit dhe padyshim për te dhene përgjigje dhe për cështjet e vlerësimit dhe performancën e secilit në përgjegjësinë që ka marrë për të përfaqësuar Partinë Socialiste, por ajo që është më e rëndësishme për ti shërbyer aleatit tonë të vetëm, sikurse jane njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Ndaj unë nuk dua të bëhem pjesë e këtyre thashethemeve mediatike, por dua të vlerësoj qË PS e Shqipërisë i qëndron besnik kësaj aleance me njerëzit dhe nga ky proces do të kuptojmë se ku duhet të përmirësojmë përfaqësimin tonë politikë.

Ju tundon propozimi për ta parë veten Ministër të Brendshëm?

Balla: Ju garantoj që kjo nuk është një cështje unë kam vëmendjen time sot. Unë jam sekretar i përgjithshëm i PS dhe Kryetar i Grupit Parlamentar në PS dhe drejtues politik në Elbasan. Është një nder për mua të siguroj fitoren e radhës së Partisë Socialiste në këtë qark.

Për numrin 2 të qeverisë në mandatin e tretë PS do të marrë minimumi 74 mandate.

Z-Balla mendoni se do ti merrni 74 mandate ne zgjedhjet e prillit?

Balla: 74 është minimumi, mendojmë se do të marrim më shumë.

Mendoni se Ditmir Bushati është kundërshtari i padukshëm sikurse është shprehur Kryeministri që e dëmtojnë Partinë Socialiste?

Balla: Kundërshtar i padukshëm që dëmtojnë partinë Socialiste janë lloj- lloj zyrtarësh nëpër zyra që nuk u shërbejnë si duhet njerëzve. Unë nuk di që Bushati punon në një nga këto zyra, ndaj nuk mendoj se duhet shtruar kjo pyetje. Ne e kemi thënë që nuk kemi kundërshtar PD. Partia Demokratike është sot një parti, e cila nuk ka as lidership, as program, as ekip, ndërkohe që kundërshtari ynë i vetëm janë krahasimi që bëjmë së pari me veten dhe pritshmëritë e njerëzve. Se njerëzit duan shërbime më të mira dhe kushdo qoftë ai zyrtarë që nuk u ofrojnë shërbim të mirë qytetarëve nuk mund të jenë pjesë e sherbimit ndaj qytetarëve. Pra detyra jonë eshtë të ofrojmë shërbime publike më të mira për qytetarët .

Z -Balla keni filluar rritjen e rrogave per bluzat e bardha madje keni premtuar edhe per mesuesit nuk eshte vone pasi e kryeni ne fund te mandatit të dytë?

Balla: Ne kemi rritur rrogat sapo kemi ardhur ne qeveri  dhe kush e mban mend e di fare mire që një qytetar që punonte në arsim dhe shendetesi me taksen e Saliu paguante me shume sesa me taksimin progresiv, që quhet taksim i ndershëm. Taksimi i ndershëm kush paguhet me shumë paguan me shumë dhe kush paguhet me pak taksohet me pak. Keshtu mesues , infermjer , punonjes te administratës publike tani taksohen me pak dhe kane marre me shume në familjet e tyre.

Vit pas viti sa kemi pasur mundesi kemi arritur te indelsojme dhe  te rrosim pagat e atyre qe ne kete kohe lufte kanë qënë në vijën e parë. Nga Elbasani në këtë fillim viti shkollor u duhët te shpreh se jemi duke marrë të gjitha masat që klasat të mos krhehen në vatra të përhapjes se virusit. Po ashtu i shpreh ngushëllime familjarëve për jetët e humbura, por është një luftë që po përballet e gjithë bota dhe detyra jonë është të respektojmë masat anti – kovid.

A ka bërë dicka Ps në këto dy mandate dhe nëse po cfarë mund të kishte bërë më mirë?

Balla: Ne krahasohemi me veten. Gjithmonë ka vend për permirësime, por një gjë është e sigurtë. Ne jemi sot e vetmja forcë politike ku shqiptarët mund të besojnë votën e tyre qoftq në përgjegjësinë politike por edhe në aspiratën për integrimin e Shqipëriaë në Be. Kujtoni ku ishim në 2013 , Elbasani eshte deshmitar sesi e gjetem qytetin dhe sesi është sot me infeastrukturë të përmirësuar . Sesi ishin sherbimet publike , ujesjellesi dhe operatori i shperndarjes së energjisë elektrike. Padyshim  që jemi ende larg asaj që do të kishim dashur të arrinim, por krahasimi me atë që ishim është i paimagjinueshëm.

Zjarr Tv Ad