A do t’ja “rruajë mjekrrën” SPAK Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi?

0
198
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Adriana Kalaja:

Ja ta fillojmë mbarë këtë jave duke ju bërë me dije se hakeri iranian nuk qënkërkish aq i keq. Të gjithë e kemi ndjekur mënyrën antikushtetuese dhe antiligjore që 2 burrat e Delinës dhe jo vetëm, po mbrojnë tezën e amnistisë fiskale.

Madje edhe kur këtë tezë e kanë kundërshtuar nga FMN e të gjithë institucionet ndërkombëtare, duke argumentuar se amnistia fiskale për emigrantët, në vendet si Shqipëria ku nuk janë të konsoliduar institucionet, djell rrezikun e pastrimin të parasë të produkteve të veprave penale.

Aq më shumë që tavani i shumës që burat e Delinës duan të pastrojnë “çunat e Londrës” e të tjerë, është 2 milion Euro.

Po kush është ai emigrant që me punë të ndershme ka kursyer 2 milion Euro?

Mbase vëllai i Olsit e di më mirë këto punë…….

Madje nga shitja e ikonave poshtë urës në Paris, ka fituar më shumë…….

Në këtë vend kur nuk funksion asnjë institucion i kontrollit dhe i zbatimit të ligjit, arsyeja pse kërkohet të legalizohen paratë e pista është e qartë.

Në këtë kuadër, sipas infove të hakerit iranian që kur do sillet mirë me ne popullin, po ju sjell një e-mail të ardhur në adresë të njërit prej burrave të Delinës alias Bledi Çuçi

Sipas këtij e-maili, dërguesi i tij i kërkon Çuçit ta ndihmojë me transfertën e shumës 6 milion USD, dhe në përfundim të saj ai do i ndante ato 50% me 50% me Çuçin e Delinës.

Pra 3 milion USD në një dorë

Për të mos hedhur akuza pa prova dhe fakte, unë njërit prej burrave të Delinës doja t’i bëja disa pyetje publike:

  1. A njihet me dërguesin e e-mailit dhe nëse po çfarë veprimesh ka ndjekur pas këtij e-maili?
  2. Çfarë ka ndodhur me propozimin e bërë nga e-mail dërguesi? Është konkluduar apo jo?
  3. Nëse dërguesi i e-mailit nuk njihet nga Çuçi, ku e gjen guximin të bëjë një propozim të tillë në adresën e Ministrit të Brëndshëm?
  4. A ka njoftuar një prej burave të Delinës organet e kontrollit financiar siç është ai i Parandalimit të Pastrimit të Parave?
  5. Duke që përpara rastit të konsumimit të veprave penale nga e-mail dërguesi të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “korrupsion aktin nga zyrtarëve që ushtrojnë funksione publike”, a ka ushtruar detyrën Ministri Çuçi duke kallëzuar në SPAK rastin?
  6. A është vënë në dijeni të këtij fakti penal buri tjetër i Delinës alias Edvin Kristaq Rama?
  7. Nëse po, si do ndaheshim 3 milion USD midis burave të Delinës?

Me këtë rast, i bë thirrje SPAK të hetojnë çështjen në fjalë dhe, minimalisht të fillojnë procedimin penal ndaj njërit prej burave të Delinës, për veprën penale të “mos kallëzim krimi”.

Po kështu, edhe për burin tjetër të Delinës duke dhënë urdhër edhe kontrollin e llogarive bankare

Do thoni ju sa shumë po kërkoj me këtë nivel ku e ka çuar i biri i Kristaqit me Delinën e parave të përfituara në mënyrë korruptive nga USAID për Reformën në Drejtësi.

Gjithsesi.

Ato veprime që prokurorët e SPAK nuk bëjnë sot, nesër do t’u bëhet atyre. Një ditë të gjithë do përgjigjen para ligjit. Banditët pushtetarë dhe ata të SPAK që janë në mbrojtje të aferave dhe krimeve të tyre.

Deri atëherë, surpriza na presin me Delinën dhe 2 burat e saj në qeveri…….

Në këtë jetë paguhen të gjitha…….

Megjithëse Bela na ka thënë që rrobat ti lajmë me 30 gradë.

Zjarr Tv Ad