Ish-kryeministri Sali Berisha, u shpreh se dhënia e dorëheqjes së Bashës, është çështje individuale, pas rezultatit humbës në Zgjedhjet e 25 Prillit.
Berisha shtoi se nuk mbështet asnjë kandidat për kreun e PD-së, por u bëri thirrje demokratëve që të mbajnë dinjitetin e garës në PD.
“Kjo është çështja e individit, por kjo pyetje nuk mund t’i bëhet dikujt që e ka dhënë dorëheqjen. Për mua shekullin e shqiptarëve e përmbys droga, krimi dhe pazaret me territoret. Kur e shndërron vendin në delen e zezë duke e quajtur Shqipërinë narko-shtet dhe qendër të krimit Evropian, aq sa kërkojnë heqjen e vizave. Koha ecën pas dhe para.
Unë nuk preferoj asnjë kandidat dhe u bëj thirrje demokratëve që të bëjnë gjithçka për dinjitetin e kësaj gare sepse është në interesin më të mirë të PD-së që të dalë faqebardhë. Unë nuk ndërhyj për asnjë kandidat”, tha Berisha për Ora News.