A duhet të tërhiqet Lulzim Basha pas humbjes më 6 Mars? Gazment Bardhi: Nuk është çështje karrigesh, por…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi iu përgjigj gazetarëve nëse duhet të dorëhiqet Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Së pari e kam thënë që ditën e parë pas daljes së rezultatit. Nuk mund të dalë në konkluzione pa një proces relfketimi. Kam zgjedhur të shprehem në institucione. Këto ditë kam bërë analizë dhe reflektim. Qëndrimi që duhet të mbajë partia të jenë në shërbim të demokratëve. Nëse gjendja ku ndodhet sot Partia Demokratike është një gjendje që e ka dëmtuar dhe po e dëmton PD.

Procesi i analizës dhe reflektimit duhet të jetë serioz. Nuk mund të jetë çështje karrigesh por çështje përgjegjësie në raport me demokratët. Kushdo që del në konkluzione  sapo ka ndodhur ngjarja nuk ka qëllime të mira”, tha Bardhi.

Zjarr Tv Ad